Prej dy javësh Fifi është larguar nga “Big Brother VIP”, megjithatë mungesa e saj ndihet jo vetëm te publiku por edhe te banorët. Jashtë duket se ajo i është rikthyer jetës së saj normale, e si gjithmonë aktive në muzikë e në rrjetet sociale.
Së fundmi, në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram, ndër të tjera. Fifi ka rrëfyer se familjarët e saj janë përballur me komente fyese dhe madje kërcënuese.
Njëri prej ndjekësve e ka pyetur për atë që ka përjetuar kur ka dalë jashtë, dhe Këngëtarja, e cila doli nga shtëpia për shkak të gjendjes së saj emocionale, thotë se nuk e kishte menduar që njerëzit do të arrinin deri në një pikë të tillë.
“Rrugëtimi im ka bërë që disa njerëz të iknin vet nga lista e shokëve fals. Kjo më ka bërë me u ndier mirë në fakt. Çka m’ka dhimt janë goditjet që kanë marrë njerëzit e mi duke i ofenduar, sharë, fyer e torturuar. Mesazhe prej më të shpifurve, mesazhe super negative, mos të them dhe kërcënuese. Nuk pretendoj që të më duan të gjithë se do ishte budallallëk. Po të shkonin deri në atë pikë as atë nuk e besoja kurrë.”, është shprehur Fifi.
E mesa duket gjërat janë ndryshe jashtë, dhe Fifi krahas të mirave, po sheh edhe anën negative të gjërave, pas një aventure shumë të veçantë televizive.