E ftuar tek “Kush vjen për drekë” me Arjola Shehun, ishte aktorja shumë e dashur për të gjithë, Eni Jani. Një nga rolet e saj që ka mbetur në mendjen e shqiptarëve është pa dyshim ai i Erës në “Njerëz dhe fate”.
Dëshira për ta parë përsëri telenovelën e parë shqiptare është e madhe, ndaj Eni ka dhënë një lajm shumë të bukur. Pyetjes për vazhdimin e saj, Eni i është përgjigjur se po interesohen për ta sjellë sërish, duke qenë se janë të shumtë ata që duan të shohin si do të rrjedhin ngjarjet tek “Njerëz dhe Fate”. Edhe më herët, aktorja është shprehur se do ishte mirë që RTSH t’i kthehej prodhimit të serialeve shqiptare, që kanë patur shumë sukses./revistawho.com