Puntata e djeshme e Përputhen i ishte dedikuar prezantimit të vetëm një pjese të konkurrentëve, pasi është planifikuar se e gjithë java në vazhdim do të jetë për të njohur konkurrentët, si nga ana e publikut, ashtu edhe ata me njëri-tjetrin.
8 djem dhe 1 vajzë u ulën për herë të parë në karriget e skenës së Përputhen, duke na e lënë kështu surprizë për të gjithë pjesën e mbetur të konkurrentëve.
Mirëpo burime për “përputhen_lajme” kanë arritur të bëjnë të ditur edhe konkurentet e tjera që do të bëhen të njohura ditët në vazhdim.
Bëhet fjalë për Mikela Pupa, Alvisa Qarri, Alida Nezha dhe Iriada, 4 vajza simpatike e tërheqëse.
Mesa duket stafi i Për’puthen është kujdesur mirë për përzgjedhjen e vajzave.