Pasa suksesit të merituar në Festivalin e 61 të këngës në RTSH, fituesja e çmimit Debutuesi më i Mirë, Erma Mici është gati të sjellë këngën e re.
Ajo është një nga emrat më premtues të skenës muzikore shqiptare dhe këtë e ka treguar edhe në shfaqjen e saj më të fundit në Festivalin e Këngës ku me krijimin e saj “Kozmosi i Dashurisë” arriti të bëjë për vete jo vetëm jurinë por edhe publikun shqiptar e në veçanti atë të Eurovision. Zëri i saj potent por edhe vargjet në muzikën e krijuar po nga ajo, kanë arritur të përcjellin ndjesitë e shkaktuar në botëkukuptimin e një vajze të re që emocionet ka vendosur ti ndaj përmes artit.
Gjithçka nisi me “Loosin Game”, kënga debutuese për të vazhduar më pas me ngjitjen në skenën e Fest 61 aty ku Erma Mici u afirmua si një artiste e për të vazhduar tashmë rrugëtimin në industrinë muzikore shqiptare me qëllimin për të prekur tregun ndërkombëtar me një tjetër krijim në gjuhën angleze.
“Heartbreak Hotel” është një këngë emocionuese me një tekst të ndjeshëm, që flet për një dashuri të humbur dhe një zemër të thyer. Melodia është e tillë që ngacmon ndjenjat e dëshpërimit dhe trishtimit, por edhe të shpresës së një ringjalljeje. Kënga pritet të bëhet një nga këngët më të dëgjuara në radio dhe nëpër platformat e streaming.
Për të krijuar një video të përshtatshme për këtë këngë, Erma Mici ka punuar me ekipin e talentuar të BoldCrest. Videoklipi është në proces të realizimit dhe është krijuar me shumë përkushtim dhe punë të palodhshme.
Publikimi i këngës “Heartbreak Hotel” me videoklip pritet të sjellë shumë sukses për Erma Micin dhe ekipin e saj. Kënga dhe videoklipi do të publikohen së shpejti në të gjitha platformat muzikore nga GO Digital Music.