Pas shiut del, dielli.
Aktorja e humorit, Delinda Disha është sëish në pritje të ëmbël. Nga tre së shpejti familja e tyre do të zgjerohet.
Lajmin e bukur e ka zbuluar vetë Delinda me anë të një fotoje në Instagram, ku duket me bashkëshortin dhe djalin i cili mban ekon e bebit në dorë.
“Me plot dashuri si vete Roma,”-shkruan aktorja krahas postimit.
Kujtojmë që disa muaj më pare ishte vetë Disha që po ashtu ndau lajmin e trishtë se kishte humbur dy binjakët që po priste. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Disha ndau këtë moment të vështirë për të me ndjekësit, duke treguar gjithashtu se nuk po e kalonte mirë psikologjikisht atë periudhë.
“Miq dua të ndaj me ju momente jo vetëm të bukura por edhe të vështira. Të dy bebushat i humba, dy binjakët që i doja aq shumë tani janë atje lart si dy ëngjëj. Ndoshta ishte shumë ëndërr e bukur për të qenë realitet. Nuk ja dolëm dot! Jam mirë por psikologjikisht po e kaloj shumë keq!”– shkroi Delina në postimin e saj në muajin mars.
Nga ana tjetër, aktorja tha se nuk ishte penduar që e kishte bërë publike shtatzëninë, pavarësisht asaj që ndodhi sepse ndonjëherë është më mirë të tregosh të vërtetën dhe “të mos jetosh një gënjeshtër”, ndërsa nga ana tjetër po ashtu tha se i është shumë mirënjohëse Eldos, bashkëshortit të saj për mbështetjen.
Marrë nga iconstyle.al