Një vit më parë Dojna Mema pësoi një humbje të madhe në jetën e saj, teksa i ati u nda nga jeta pas betejës me një sëmundje të rëndë. Që nga ajo kohë, moderatorja ka folur pak herë në lidhje me këtë humbje, vetëm në rastet kur ka bërë dedikime për babin, duke preferuar që të mos ndajë shumë me publikun.
Ndërkohë sot, në përvjetorin e largimit të parakohshëm të tij, Dojna ka publikuar në profilin e saj në Instagram një foto me të atin dhe bashkangjitur shkruan disa fjalë vërtetë emocionuese. Ajo tregon ndjesitë që ka përjetuar gjatë këtij viti dhe i drejtohet babait, duke i thënë se mendjen e ka pasur cdo ditë tek ai dhe e ndjen aq pranë sa tashmë janë bërë një:
“Një vit pa të prekur dorën, pa të ndjerë erën dhe pa të përqafuar. Një vit ku zemrën e kam patur plot me ty dhe mendjen cdo ditë tek ti. Faleminderit bab që ke qenë aq pranë meje sa tani që nuk je më fizikisht, jemi bërë NJE e vetme. Ti je unë, e unë jam ti. Gjithmonë!”