Pangolina, breshka deti dhe majmunë shiten të ngordhur dhe të gjallë në tregun nigerian
Pamje tronditëse zbulojnë pangolina, breshka deti dhe majmunë që shiten në Lagos, duke rritur frikën për një virus tjetër.
Pamjet nga tabloidi “Daily Mail” zbulojnë gjendjen e tmerrshme të tregjeve nigeriane të cilat kanë potencialin të shkaktojnë shpërthime të sëmundjeve në të ardhmen tek njerëzit.
Kafshë të ndryshme, duke përfshirë pangolinat, primatët dhe breshkat e detit mbahen të ngordhuara dhe të gjalla në hapësira të mbyllura, ndërsa provat fotografike zbulojnë se shitësit ziejnë kafshët ndërsa janë ende të gjalla.
Përderisa besohet se tregu me shumicë i produkteve ushqimore deti Huanan në Wuhan të jetë vendi i shpërthimit të parë të SARS-CoV-2, patogjen ky që shkaktoi pandeminë Covid-19, e njejta mund të vijë nga tregu nigerian Lagos.
Ky është një shembull i transmetimit zoonotik ku viruset kërcejnë nga kafshët tek njerëzit dhe ekspertët paralajmërojnë se sjellja e një game të gjerë kafshësh në një hapësirë të vogël krahas njerëzve në kushte të papastra është një recetë e përsosur për sëmundjen.
Malcolm Bennett, Profesor i Zoonotikut dhe Sëmundjeve në Universitetin e Nottingham, tha për MailOnline: “Nëse do të donit të maksimizonit rrezikun e transmetimit zoonotik, do të përziernit kontaktin njerëzor me një gamë të gjerë kafshësh – shtëpiake dhe të egra – dhe do t’i sillni ato së bashku të gjalla dhe të ngordhura në të njëjtën zonë.”
Sëmundjet zoonotike nuk janë të pazakonta, me Covid-19, SARS, MERS, Ebola, HIV, murtaja bubonike, tërbimin, virusin e Nilit Perëndimor dhe sëmundjen Lyme të gjitha këto janë me origjinë nga kafshët përpara se të infektojnë njerëzit