Gynej mëson se Ekrem dhe Banu kanë një lidhje të fshehtë. Ai zhgënjehet kur mëson që Songyl e dinte këtë dhe vendos të ndahet. Bashkëshortja e Ekremit pasi mëson lidhjen e tij të fshehtë kërkon divorcin. Ky vendim i jep shpresë Banus.
Songyl vihet në një zgjedhje të vështirë mes Gynejit dhe Kaderit. Mesude pasi kupton fytyrën e vërtetë të Kemalit vendos të ndahet nga ai. Por ky i fundit nuk pranon dhe vendos t’ja vështirësojë jetën.
Ejlyl mëson se Nazan ka parë gjithçka kur Kemal tentoi ta përdhunonte. Ajo vendos të përballë të ëmën me fakte. Kemal kur e mëson këtë shantazhon Nazanin që të mos tregojë. Mesude e vendosur midis Kemalit dhe Ejlylit, merr një vendim që do i shokojë të gjithë.
Çfarë do të vendoset në gjyq për Nazanin? Na mbetet ta mësojmë me episodet e reja çdo pasdite në TV Klan ora 16:10.