Reperja e njohur Tayna feston sot datëlindjen dhe sigurisht nuk i kanë munguar urimet në rrjetet sociale, nga miq, kolegë dhe fansat, megjithatë fjalët më të bukura ajo vendosi t’ja thotë vetë vetes.
Me anë të një postimi në Instagram, ku shfaqet fiks ashtu siç është, si “Shigjetar”, Tayna shkruan se më 14 dhjetor është krijuar një kryevepër, një vajzë sa për 10 djem në familje dhe pas 7 djemve në hip hop-in shqiptar. Duke u përmirësuar dhe duke qenë mirënjohës çdo ditë për gjithçka ka, reperja uron festën e saj të preferuar.