Një turmë kanë torturuar për vdekje një burrë dhe një grua pasi banorët i akuzonin gabimisht se po kërkonin që të merrnin peng fëmijë, në momentin që gruas iu prish makina në një qytetezë të Meksikës.
Nëna e pesë fëmijëve, Edmunda Adela Martinez Velazquez, ishte duke shkruar të vizitonte birin e saj që studionte në universitet, në çastin që asaj iu prish makina pranë qytezës rurale Puebla, Mexico.
Gruaja, së bashku me viktimen tjetër, një burrë që nuk është indetifikuar nga autoritetet, u lidhën dhe u rrahën për vdekje nga turma e banorëve paso ato besonin që se ata ishin pengmarrës fëmijësh.
Besohet se burri kishte ndaluar për të ndihmuar Velazuez, të cilën e kishte lënë makina e saj pranë komunitetit rural Emilio Portes Gil, në lindje të shtetit meksikan të Puebla.
Është ende e paqartë arsyeja pse banorët menduan se dyshja ishin pengmarrës. Mësohet se në komunitetet rurale meksikane ka një dyshim të thellë ndaj të gjithë të huajve.
Sipas dëshmive fjala ishte përhapur shpejt se burri dhe gruaja ishin përpjekur të vidhnin një fëmijë jashtë një dyqani më 25 tetor. Shumë shpejt, banorët ishin mbledhur dhe i lidhën të dy në një shtyllë. Siç mësohet, ato ishin një turmë e zemëruar që ishte mbledhur dhe kishte marrë tashmë vendimin e saj të fajësisë.
Miguel Barbosa, guvernatori i shtetit konfirmoi se të dy viktimat kishin vdekur nga plagët në kokë.
Sipas raportimeve vendase disa oficerë të Gardës Kombëtare dhe të policisë bashkiake vendore ishin përpjekur të ndalonin linçimin, por autorët nuk i lejuan.
Gruaja e vdekur ishte me profesion avokate. Partneri i saj deklaroi më vonë se po ajo po udhëtonte drejt qytetit të Leon në shtetin Guanajuato ku studion djali i saj.
Mësohet se viktima kishte pesë fëmijë të moshave nga 21 deri në 14 vjeç, dhe kishte diplomë në legjislaturë, kimi farmaceutike dhepsikologji .
Hetimet vazhdojnë akoma.