Në puntatën e sotme të “Përputhen” njëri ndër konkurrentët tha se ka punuar si zhigolo për më shumë se një vit. Bëhet fjalë për Aldisin, i cili u ndal dhe te pagesat.
“E kam pasur si hobi. Ka ndodhur për një vit, një vit e gjysme. Nisi si lojë. Merrja 80 euro në ora. Ka pasur raste kur kam marrë 1.000 euro për dy ditë. Gratë kanë qenë të moshave nga 30 deri në 45 vjeçe. Ka ndodhur para një viti e ca. Duhet të ruash privatësinë se kishte shumë njerëz me pushtet”, tregoi ai.
Njëra ndër vajzat, Florjana tha se nuk do e donte kurrë një mashkull që ka punuar si zhigolo në krahun e saj.