Ardian Bujupi, tashmë një emër i afirmuar i muzikës shqiptare nëpër Europë vazhdon të ngjisë suksesshëm shkallët e karrierës që nga dalja e tij e pare në 2011, në talent show-n “Gjermania kërkon Siperyllin” (Deutschland sucht den Superstar). Ardiani sëfundmi ka publikuar albumin e tijë të ri muzikor, i cili brenda pak orësh ka arritur një bum shitjesh.
Për pak orë ai është ngjitur në Top 10 e klasifikimit të shitjeve në Zvicër dhe në Gjermani. Albumi gjendet në iTunes dhe ska kaluar 24 orë dhe ka filluar me një shitje tepër të vrullshëm. Albumi mban titullin “Ardicted” dhe ka arritur të renditen në vendin e tretë në Zvicër dhe shumë shpejt pritet të zërë vendin e parë. Adrian Bujupi po korr edhe sukses në Gjermani duke u klasifikuar ishtati në top 10 edhe pse albumi s’ka vetëm pak ditë që ka dal.
IMA / G. Qerimi