Me shumë gjasa nëse jeni ndjekës të televizionit, e keni dëgjuar serialin e njohur “Diamante dhe Dashuri” të transmetuar vite më parë në ekranin e TV Klan duke i siguruar këtij të fundit një audiencë mjaft të madhe. Seriali pati një sukses në shumë vende të Evropës e madje deri në vendet latine, duke bërë që Ay Yapim, kompania prodhuese të nënshkruajë një kontratë me regjisorin e serialit të njohur për të sjellë një prodhim të ri.
Emri i serialit të ri të Ahmet Katiksız është “Biri im”. Thuhet se kanali në të cilin do të transmetohet seriali i ri do të jetë Show TV. Nuk ka ende asnjë informacion për aktorët që do të marin pjesë.
Sipas informacioneve të marra, përgatitjet për serialin vazhdojnë dhe produksioni është në bisedime me aktorët.
Seriali do të fokusohet në historinë e dy fëmijëve por që ende nuk është bërë asnjë deklaratë për temën e serialit.
Kara Para Ask i njohur ndryshe në Shqip si Diamante dhe Dashuri, pati një bujë të madhe kur u publikua. Tuba Büyüküstün dhe Engin Akyürek u bënë një çift aq i mirë në seiral saqë mbahen mend ende.
IMA