Ajo ka qenë nga të parat prezantuese që i’u bashkua ekranit të Agon Channel dhe ndoshta nga të fundit që ka braktisur atë.
Prezantuesja e njohur e “Heart Attack”, Roza Lati nga sot nuk është më pjesë e kanalit ku për dy vite, që nga hapja e tij, u bë një nga fytyrat më fresh të ekranit Agon, duke angazhuar në disa formate të ndryshme.
Problemet me shtetin që kanë përfshirë televizionin e sipërmarrësit italian Franceso Becchetti kanë detyruar shumë prej personazheve të tij të largohen për destinacione të tjera. E ndërkohë që ende nuk dihet fati i Agon Channel, duket se shumë nga ish gazetarët dhe prezantuesit e tij kanë gjetur fatin e tyre në ekrane të tjera televizive.