Misioni i RTSH për t’ju afruar të njëjtit nivel me konkurentët privat tregut mediatik shqiptar duket se ngadalë po i arrin qëllimin e kërkuar. Prej vitesh televizioni publik shqiptar kishte humbur disa prej emrave më të njohur të tij, të cilët për arsye ekonomike apo edhe për një karrierë më të sukseshme vendosën të emigraojnë në televizionet e para private, që sot janë mediat më të ndjekura në vend.
Por duket se sot rrjedha po merr drejtim të kundërt. Dy vitet e fundit perpos emrave që i janë rikthyer ekranit të RTSH si Enkel Demi, Dhimitër Gjoka, shumë figura të ekranit shqiptar që e nisën karrierën në televizionet private i janë drejturar RTSH për të vazhduar profesionin e tyre në televizion. Për t’u theksuar, të shumtë janë emrat që janë larguar nga Top Channel për Televizionin Publik.
Emri më i ri që i është bashkuar stafit të departamentit të informacionit është edhe metreologia Rezarta Xhakollari, e cila zëvendësoi Luana Vjollcën në prezantimin e rubrikës së parashikimit të motit në Top Channel. Xhakollari do të vazhdojë të prezantojë Parashikimin e Motit, këtë herë në logon e RTSH 1.