Isli Islami dhe Ori Nebiaj prej vitesh kanë ndarë studion e “Wake Up” cdo mëngjes në Top Channel, teksa sezoni i ri televiziv i gjen larg këtij programi. Moderatorët e njohur ishin të ftuarit e parë të “Wake Up-it të ri” ditën e sotme, ku ndër të tjera folën edhe për planet e tyre të së ardhmes në ekran.
E ndërsa Ori në një farë mënyre konfirmoi se do të ishte pjesë e Për’puthen”, Isli na zbuloi se këtë sezon do të bëjë një pushim nga moderimi, por jo nga televizioni. Në fakt, Islami ka qenë një ndër personazhet e parë që është aluduar si një prej konkurentëve të mundshëm në “Dancing With the Stars”, ndoshta sepse të jep përshtypjen që mund të jetë shumë i mirë në kërcim, ndërsa po ashtu është përfolur edhe si prezanuesi i “Gold Room”-it të famshëm të spektaklit.
Ditën e sotme ai ka zbuluar se në fakt, do të jetë konkurent, duke ju përgjigjur pyetjes “Pjesë e cilit emision do të jesh?” me:
“Menduan të më japin një sallë më të madhe për shkak të gjatësisë… Kam filluar të mësoj fjalorin e baletit sepse unë do jem në “Dancing With The Stars” si konkurrent.”