Mesa duket përjashtimet dhe ndalesa e pjesëmarrjes në spektaklet e Big Brother nuk kanë së mbaruari.
Së fundmi pas Damianos i cili u përjashtua nga gara për thyerjen e rregullave një tjetër ish-konkurente i është ndaluar pjesëmarrja në spektaklet e produksionit. Bëhet fjalë për Gertën, banorja e parë e cila doli së bashku me Denisin zyrtarisht nga Big Brother, e cila pas daljes këtë të fundit e kishte akuzuar për lojë jo të ndershme në intervistat për mediat.
Mbrëmjen e së Shtunës, u vërejt edhe mungesa e Gertës në studion e BB9 në rradhët e banorëve të dalë. Kjo e fundit ka reaguar duke njoftuar ndjekësit e saj në Instagram duke i vënë në dijeni se është prejashtuar nga produksioni.
“Faleminderit të gjithëve që keni pyetur se pse nuk jam në studio sot! Më vjen keq t’ju lajmëroj që jam përjashtuar nga ky format. Gjithsesi ju e dini që ju dua të gjithëve” – është shprehur ajo duke shuar edhe kureshtjen e fansave të saj./imalbania.com/