Sot në media ka qarkulluar lajmi se nga “Portokallia” në Top Channel është larguar dhe Renada Caci, e njohur për shumë role të ndryshme në spektaklin e humorit.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë aktorja përmes një postimi në Instastory, e cila shkruan:
“Po është e vërtetë! I uroj suksese kolegëve të mi, Florjan Binaj dhe Rezart Veleshnja. I falenderoj për mbështetjen. Përgjithmonë miq. Falenderoj institucionin për mirëkuptimin dhe mbështetjen, si dhe drejtuesit e institucionit… Vjollca Hoxhën për mirëbesimin gjithë këto vite dhe në veçanti Ben Blushin për mirëkuptimin dhe suportin në gjithçka, si dhe drejtorin Bjorn Xhokaxhi. Me ju do jem së shpejti fansat e mi të dashur. Ju dua, jeni dashuria ime deri në fund. E di që do ju mungoj por s’do ju braktis kurrë.”-
Teksa fansat kanë reaguar të zhgënjyer që nuk do jetë më pjesë e “Portokallisë”, Renada u drejtohet duke thënë se “nuk është fudni i botës”.