Tashmë shqiptarët po arrijnë suksese në anë e mbanë botës, madje edhe në kinematografinë ndërkombëtare. Së fundmi, një tjetër shqiptar i Kosovës, do të jetë pjesë e serialit të njohur “Madam Secretary” për sezonin e pestë.
Ai është djali i Arbana Xharrës, këshilltarja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.
Në një status në Facebook, vetë Arbana jep lajmin e mirë duke shkruar:
“Miq të nderuar po ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm. Arti Lokaj i është dhene rol në njërin prej serialeve më të famshme amerikane “Madam Secretary” me producente Eric Stoltz dhe Morgan Freeman!” – është shprehur ajo.
I urojmë Artit suksese, me shpresën për ta parë në sa më shumë seriale duke ngritur lart gjakun shqiptar!/IMA/