Eccho Rights ka nënshkruar një kontratë me produksionin gjerman Bantry Bay për realizimin e një versioni re-make të serialit hit Fatmagul të kompanisë Ay Yapim. Produksioni do të realizojë një version europian në gjuhën gjermane.
“Ky është versioni i parë i një përshtatje në një një tjetër gjuhë të serialit Fatmagul edhe pse të tjera vende janë të interesuara për realizimin e tij në gjuhën e tyre”, ka thënë Fatma Fredrik af Malmborg, përfaqësuesi i Eccho Rights.
Prodhuar nga Ay Yapim, Fatmagul është një nga serialet më të suksesshëm turk dhe është transmetuar në shumë vende të botës me një audiencë të lartë, veçanërisht nê Amerikën Latine. Në Shqipëri seriali transmetohej nga Albanian Screen dhe ka qenë një nga më të ndjekurit.