Siç dhe mund ta keni parë në portalet rozë dhe foto të ndryshme në rrjete sociale, Jona Spahiu i dha fund beqarisë në një dasmë shumë të këndshme në një nga lokalet më luksoze në Tiranë.
Por detajet për dasmën, i keni në këtë artikull të “Blitz.al” ndërkohë tashmë le t’i referohemi vetëm look-ut të nuses.
Jona veshi një fustan të krijuar posaçërisht për të nga “Geraldina Sposa”, kompania e cila bëri edhe dekorin e dasmës. Fustani nuk ishte e tipit “Cinderella” pasi më shumë së fryrje në bel, kishte një bisht të gjatë prapa. Duke pasur paraysh që Jona është edhe në pritje të ëmbël për momentin, fustani i qëndronte shumë mirë linjave të saj të reja. Me një dekolte të hapur dhe një tyl të punuar me detaje sipër, i jepnin Jonës madhështinë e duhur.
Ndërkohë për look-un e saj u kujdesën Kaci dhe Sellma të cilët erdhën nga Kosova për ngjarjen speciale të Jonës. Kaci zgjodhi t’i zgjasë flokët natyrale të Jonës duke bërë onden e madhe që pamë edhe tek Xhensila Myrtezaj por me një ndryshim, të gjitha flokët i çoi prapa për t’i lënë më shumë duk makeup-it i cili ishte natyral por i nxirrte Jonës tiparet mjaft bukur.