Opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Balina Bodinaku, ka rrëfyer ditën e sotme për jetën e saj private.
Gjatë një interviste për “Natën me Aulonën”, ajo u shpreh se ndër momentet më të vështira të jetës së saj ka qenë divorci.
Ajo u shpreh se i është dashur të filloj çdo gjë nga zeroja.
“Një nga momentet më të vështira ka qenë divorci, sepse vinte pas një raporti shumë të gjatë. Unë isha fare fëmijë, rreth 17 vjeçe kur fillova lidhjen dhe pas 10 vitesh u ndamë. Duhej ta filloja nga zero gjithçka. Një moment tjetër është kur u përballa me një situatë shumë kritike shëndetësore”, u shpreh Balina.
Aktualisht, ajo është në një lidhje me gazetarin Andi Bushati, me të cilin bashkëjeton prej kohësh.
Rikujtojmë se Balina pati edhe një debat virtual dhe me këngëtarja Beatrix Ramosaj, e cila e akuzoi Balinën për shpifje.
Sipas këngëtares Balina se ka gënjyer se ajo ka ikur me pushime me të dashurin e saj, ndërkohë që diçka e tillë ka qenë e pavërtetë.
Balina nuk u prek aspak nga situata, madje e cilësoi atë “absurde”. Ajo gjithashtu tha se nuk ka ndonjë gjë për t’i thënë më këngëtares, vetëm nëse ajo do të donte ta sqaronte situatën sërish.