Mjeku i njohur, Petrit Vargu, ka denoncuar një skandal që po ndodh në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’.
Ai në një shënim në faqen e tij në rrjetet sociale shkruan se “një mjek dhe dy infermierë janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së”.
Ndërkohë që sipas tij, Ministria nuk bën tampone për personelin, por i fsheh rastet.
LEXO EDHE Kryemadhi: Ja pse më leverdis të futem në zgjedhje me Ramën
“Skandal!.
Një mjek dhe dy infermiere janë pozitiv me Covid në urgjencën e QSUT-së. Ministria e Shëndetësisë nuk bën tampone për personelin dhe fsheh rastet.
SPAK ku është? Po vidhen jetët e njerëzve!”, shkruan Vargu.