Tashmë u bënë më shumë se dy javë që web-serialin e parë shqiptar nga Aleks Seitaj, Sarasvati Shakira nuk po e shohim më me episode të reja.
Të kuriozuar se kur do të hidhen pjesët e reja të serialit komik i cili u bë viral në web, ne në IMA kontaktuam me Aleksin i cili na sqaroi gjithçka rreth Sarasvati Shakira, i cili na dha një deklaratë të plotë drejtuar fansave të familjes “De La Noche”:).
“Gati nje vit me pare shkruajta nje skript rreth 3 personazhesh qe akoma nuk kishin nje fizionomi apo histori te caktuar. Ai skript ka mbetur ne sirtar, pa nje titull, deri ne momentin kur une, Marsion Durmishi dhe Silvi Cekodhima vendosem t’I jepnim jete. Dhe keshtu trashegimtari lac dhe idiot, pjeshka e “bukur” dhe materialiste, vjerra gjakatare dhe psikopate erdhen ne jete. Nje format me sloganin : Aq idiot saqe eshte I zgjuar, aq I zgjuar saqe eshte idiot.
Ligji kryesor ishte: Te bëjme diçka qe te na pelqeje ne dhe kaq. Ç’mendojne te tjeret nuk eshte pune per ne. Ky ligj ka qene ne zbatim tek ç’do episod I Sarasvatit. Ka pasur gjithmone nje linje logjike dhe brenda cdo batute apo situate fshihej ne menyre sarkastike nje fenomen real I shoqerise Shqiptare. Audienca filloi ti afrohej serialit. Erlin Mano nje fans I serialit u be pjestar I ekipit te editimit dhe xhirimit ndarsa shume te tjere kontribuan me veshje dhe ndihma te tjera. Ju kemi shoqëruar pergjatë 10 serive te xhiruara me shume pasion dhe veshtiresi njekohesisht, duke jetuar te gjithe, per disa minuta realitetin e cmendur te familjes “De La Noche”.
Me vjen keq te them qe kushtet per te xhiruar episode te tjera nuk jane me te favorshme. Por premtoj qe do bejme te pa munduren per te xhiruar nje episod permbylles qe do te jete me I gjate se cdo episod qe kemi bere deri tani. Per te xhiruar nje episod 5 minutësh duhen 3 ore xhirime dhe akoma 3 ore editimi. Eshte nje pune qe ha kohe, vemendje dhe buxhet. Dhe momentalisht, te gjithe ne, nuk disponojme asnje prej tyre. Gjithashtu doja te shtoja : Formati dhe humori qe behet tek Sarasvati Shakira, nuk eshte aspak humor tipik shqiptar apo qe eshte pare ndonjehere ne ekran.
Dhe eshte i nevojshëm nje nivel inteligjence per ta kuptuar dhe shijuar ate. Kjo eshte arsyeja qe Sarasvati do te mbetet ende nje produksion underground qe shijohet nga persona qe dine te flasin dhe te kuptojne gjuhen e “sarkazmes”. Dhe me vjen keq te them qe jemi shume pak. Por qe gjithsesi mbetemi familje. Ju falenderoj per dashurine tuaj kundrejt kesaj historie dhe predispozites suaj per te pelqyer dhe shijuar disa artiste qe nuk kane patur frike te dalin jashte kornizave. Alex
“Sarasvati Shakira” është një web-serial shqiptar i cili është i ndërthurur me humorin, ndryshe nga ç’ishim mësuar më parë i cili trajton historinë e dashurisë së një çifti, dhe urrejtjen e mamasë së djalit që ka për nusen e re të shtëpisë.
/imalbania.com/