Edhe nëse nuk e shihni Eurovizionin, me siguri keni dëgjuar për të deri tani. Konkursi i muzikës është përhapur tek audienca për më shumë se gjysmë shekulli. Ndërsa bota ka lëvizur gjithnjë e më shumë në internet, Eurovision është bërë një “makineri memesh”.
Për shkak të pandemisë në vazhdim të koronavirusit, nuk pati një event dhe konkurim në Eurovizion.
Në vend të kësaj, fansat mund të presin me padurim lancimin e 26 qershorit të një komedie nga Netflix të titulluar Eurovision Song Contest: The Story of Fire Saga, që ka si protagonist yjet e muzikës si Ferrell , Rachel McAdams, Pierce Brosnan, Dan Stevens, dhe Demi Lovato.