Flori Mumajesi i mungon tregut muzikor prej shumë kohësh, po ashtu edhe skenave të koncerteve e studiove televizive, e mbi të gjitha fansave. E ndërsa herë pas here, përmes postimet e tij në Instagram kanë dhënë shpresë se mund të rikthet, qoftë me një këngë të re apo ndonjë cover, kjo gjë deri më tani nuk ka ndodhur.
E megjithatë, duket se më në fund ai e ka gati një “surprizë” për të gjithë fansat, jo një rikthim me një këngë të tijën, pra si këngëtar, por një projekt për një tjetër artiste e që mban firmën e Mumajesit.
Ka qenë një video e hedhur vetë fillmisht nga Flori, por pastaj e fshirë, por që tani mund të gjendet në profilin e këngëtares së njohur greke-qiprijote Ivi Adamaou, që tregon se kënga e saj e re është gati dhe është realizuar pikërisht nga artisti shquotar. Ky projekt do të hidhet në treg në datë 17 të këtij muaji dhe mezi presim të dëgjojmë sërish një krijim të ri nga producenti, edhe pse tekstin ndoshta s’do ja kuptojmë, Florit i flet muzika.
https://www.instagram.com/p/CjqsaYnLaVz/?utm_source=ig_web_copy_link
E ndoshta ky është një fillimi i ri për Mumajesin, me nisjen e bashkëpunimeve me artistë të huaj. Suksese! /News31