Një javë më parë, deklarata e Albi Nakos kundrejt konkurrentes 40 vjeçare bëri bujë në mbarë vendin.
VIDEO | (Zh)vlerësimi i shëmtuar i Albi Nakos për konkurrenten në ‘Just Dance’
Komente dhe kritika pa fund vërshuan drejt Albit dhe produksionit, duke i cilësuar fjalët e tij si ofenduese dhe denigruese ndaj figurës së femrës.
Por këtë të dielë nuk ka munguar reagimi nga ana e tij dhe moderators Dojna Mema.
Albi është shprehur :
Në episodin e javës së kaluar duke komentuar performancën e Belës, sfidantes 40 vjeçare, midis të tjerash thash me humor se je një personazh tipik për filmin “Planeti i Majmunëve“. E theksoi, e thash me humor. Fill pas shfaqjes u ndesha në rrjetet sociale me një reaksion të papritur dhe një frymë fyese ndaj meje. Duke medituar thellë brenda vetes time, e ndjeva të nevojshme të kërkoja ndjesë, sepse batuta ime kishte cënuar etikën publike…
“S’është e thjeshtë”, Dojna Mema reagon për herë të parë rreth deklaratës së Albi Nakos
Ndër të tjera Albi ka shtuar :
Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë përkrahës I femrës. E kam treguar këtë në gjithë karrierën time 20 vjeçare. I kam dhuruar jo vetëm dashuri por edhe profesionalizëm, gjë e cila është e vërtetuar tashmë sepse ato kanë ecur në jetë sepse gëzojnë sukses të plotë. Çdo gjë në jetë ka një masë të caktuar, përjashtim bën vetëm kujdesi, ai asnjëherë nuk është I tepruar.