Prej muajsh, thashethemet për një iPhone të lirë të krijuar në hapat e iPhone SE të 2016-ës, janë përhapur me shpejtësi. Tani, një raport i ri nga 9to5Mac jo vetëm që përsëriti këtë pretendim, duke siguruar prova të mëtejshme se po vjen një iPhone prej 400 dollarë, por gjithashtu ka raportuar se ky telefon do të vijë në 2 madhësi: një model 4.7 inç dhe një model më të madh 5.5 inç.
Të dy modelet do të funksionojnë me çipin A13 Bionic të Apple, i njëjti procesor që fuqizon iPhone 11, duke sugjeruar se versioni më i lirë i iPhone do të ofrojë performancë të ngjashme me iPhone 11.
Një pajisje e tillë mund të zgjerojë bazën konsumatorë të iPhone, duke i dhënë Apple një mekanizëm për të kapur edhe konsumatorë që duan të kenë një celular të ri, por nuk duan të shpenzojnë qindra apo mijëra dollarë për ta blerë atë. Kjo është strategjia më e re e Apple për të rritur fitimet e kompanisë.
D.B/ SCAN
Burimi: Business Insider