Harta e qyteteve të prekur nga koronavirusi në Shqipëri është shtrirë ditën e sotme edhe në qytetin e Kukësit. Në deklaratën e sotme për shtyp ISHP thotë se pas testimeve ka rezultuar i prekur një person nga qyteti i Kukësit.
Abcnews.al mëson se personi i prekur nga koronavirusi në Kukës është infermier në Urgjencën e Spitalit të Kukësit.
Dyshohet se ai është infektuar pas kontaktit me pacientët e prekur me Covid-19 nga qyteti i Hasit. /abcnews.al