Puntata e sotme e Për’Puthen i ka prekur të gjithë prej rrëfimit që Ana bëri pas publikimit të një fotoje nga Arjoni, ku ishin të dy në shtrat.
Ana e prekur ka thënë se ajo foto është bërë në pabesi ndaj saj në momentin që ishte në gjumë.
I pari që i dha kurajo ishte analisti Arjan Konomi i cili tha se nuk ka pse një person të të shkatërrojë jetën.
“Nuk ka pse një foto që nxjerr një idiot të të shkatërrojë jetën, njerëzit kanë probleme shumë më të mëdha, kështu që bëhu e fortë se s’ka ndodhur hataja. Kjo është gjë e ulët e bërë nga ai”, tha ai.
Më pas fjalën e mori Atdheu, djali me të cilin ajo pati një takim tejet romantik i cili tregoi mbështetje ndaj saj.
“Dua t’i them Anës që jemi të gjithë këtu për të”, u shpreh ai.
Ana në lot i ka falënderuar të gjithë për fjalët e mira në studio dhe gjithë mbështetjen që treguan.