Update – Pas kërcënimeve të vazhdueshme se do të hidhej nga tarraca e pallatit dhe një telefonate të ardhur nga Blendi Fevziu, 30 vjeçari Florjan Matlaj ka vendosur që të zbresë pas negociatave me policinë.
Tashmë i riu po shoqërohet nga uniformat blu në Komisariatin Nr 4 në Tiranë. Ai ka theksuar se nuk ka probleme me drejtësinë dhe shtetin, ndërsa ka kërkuar që të flasë për 20 minuta në emisionin “Opinion” për rendin dhe sigurinë.
Ora 17.00 – Një i ri nga Lexha kërcënon se do të hidhet nga një pallat 8 katësh që ndodhet pranë Ministrisë së Kulturës,
I riu që identifikohet me emrin Florian, me anë të një megafoni, ka thënë se do që ta ftojë në emisionin “Opinion” Blendi Fevziu, ndryshe do të hidhet nga pallati.
Ai thotë se do të shkojë në emision, për të folur për rendin dhe sigurinë.
Gazetari është shprehur se është gati ta ftojë sonte në emision. “Jam gati t’i jap 15 minuta kohe sonte ne Opinion qe te flas” është shprehur Fevziu me një sms për mediat.
Nderkohe, forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes, në tentativë për të zbritur të riun nga ndërtesa. Nga të dhënat e fundit mësohet se i riu ka 30 minuta që ndodhet në tarracën e pallatit, ndërsa policia aktualisht është duke negociuar me të.