Nuk kaloi pa u vënë re pak ditë më parë komenti i Olsa Muhametit në foton tashmë të famshme të ribashkimit (zyrtar) të Donald Veshajt dhe Bora Zemanit, teksa autorja e “Për’puthen” tha: “Dashuria fiton mbi gjithçka”. Jo se Olsa tha ndonjë gjë të vecantë, por binte pak në kontraditë me atë që kishte thënë pikërisht për aktorin në kohën kur ai ishte në Big Brother, ndërsa ndodhte e gjithë drama me Beatrix Ramosajn.
Sot, e ftuar në “Më lër të flas”, përballë binjakëve Veshaj, Olsa është “ngacmuar” pikërisht në lidhje me këto komente, ndërsa Donaldi ka pasur mundësinë të përballet më në fund me të. Kështu, ai i ka kërkuar “llogari” për faktin që njëherë e ka sharë, pastaj e ka lavdëruar, ndërsa Muhameti dha arsyet për dyzimin e saj.
“Unë mund ta kem sharë Donaldin në kohën që e shihja në televizion tani që njoh nga afër të lavdëroj. Sepse të njoh.”
Pra është kaq e thjeshtë. Arsyen tjetër po e shtojmë ne gjithsesi, gjatë kohës së Big Brother, Olsa sigurisht që do të mbante “anën” e mikeshës së saj, Borës, duke bërë atë që do të bëne cdo shoqe në vendin e saj.
Megjithatë tani le të mbizotërojë paqja…