Një gjykatës federal ka arritur të ndalojë përkohësisht urdhrin e qeverisë amerikane që do të ndalonte TikTok duke filluar nga data 27 shtator.
Gjykatësi Carl Nichols i Gjykatës së Qarkut të SHBA për Qarkun e Kolumbisë lëshoi vendimin të Dielën mbrëma, duke aprovuar mocionin e TikTok për një urdhër paraprak vetëm tre orë e gjysmë para se ndalimi të hynte në fuqi.
Në fillim mbyllja e TikTok u vendos më datë 20 shtator, më pas u shty si afat i fundit 27 shtatori, por sërish ByteDance arrin të fitojë kohë me ndihëm e gjykatësi Nichols.
Urdhri i parë i shtyrjes është i vlefshëm deri më 28 shtator në 11 të paradites dhe më pas do të merret një vendim i ri. Sipas Nichols, vendimi për TikTok duhet të shihet shumë qartë, sepse duket si një vendim i njëanshëm, ndaj duhet paraqitur një raport i përbashkët duke propozuar një plan për procedurat e mëtejshme.