“VIP Dado”, është një reality-show, që pas një sezoni të suksesshëm në Kosovë, do të nisë transmetimin në Shqipëri, në ekranin e Top Channel.
Që kur nisi të përfolej në rrjet, u përmend emri i Anita Haradinaj, si prezantuese, krah Ed Manushit, meqë “VIP Dado” do të jetë pjesë e “E diell”.
Megjithatë, e vërteta qenka ndryshe. Anita Haradinaj ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka treguar më shumë detaje rreth formatit.
Ajo ka treguar se vetë ka zgjedhur të jetë pas kamerave, si producente, ndërsa në prezantim është motra e saj, dhe njëkohësisht kunata, Lola Haradinaj.
Më pas ajo ka shpjeguar më shumë detaje për formatin, duke e quajtur “një angjenci dadosh VIP”.
“Nuk është tamam tamam reality-shoë. Ideja është: Një familje e re e zakonshme, që nuk ka dado, kërkojnë një të tillë, dhe atë dado ia çojmë ne, për një orar të shkurtër”, tha ajo, duke shtuar se kanë një “database”, me të dhënat e VIP-ave, dhe përmes tyre zgjedhin se cili prej tyre i përshtatet familjes që kërkon një dado.
Gjithashtu Anita shtoi se ndihet në shtëpi në “Top Channel”, për shkak të komoditetit, e mikpritjes, duke shtuar se momentalisht kalon më shumë kohë në Tiranë, sesa në Kosovë.