Këngëtarja Besa Kokëdhima prej muajsh është shkëputur disi nga muzika, por jo nga rrjetet sociale, ku është shumë aktive. Megjithatë, edhe periudha e pauzës në dukje për sa i përket muzikës, e paska patur një arsye. Përmes disa fotove, me “look-un’ e kuruar në detaje, Besa ka treguar se ka qenë duke punuar për albumin e saj të ri.
“Kam pritur shumë gjatë për këtë që do të ndodhë”, shkroi këngëtarja para disa ditësh në Instagram. Ndërkohë sot ajo ka shkruar, “Album i ri, epokë e re”.
https://www.instagram.com/p/CWS0DqEtRog
Mirëpo, krahas këtij shkrimi këngëtarja ka vendosur disa hashtags, lidhur me Francën. Mbase epoka e re e Besës do të jetë një karrierë, larg Shqipërisë. Megjithatë na mbetet të presim, që ajo të na zbulojë më shumë detaje!