Një efektiv policie pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës është konfirmuar si mbartës i virusit COVID-19. Prej ditësh ai është vetëizoluar ndërsa gjithashtu janë vetëizoluar në banesë edhe pse nuk kanë shfaqur simptoma disa prej kolegëve të tij efektivë si kontakt i parë i policit të infektuar.
Gjithashtu mësohet se disa prej kontakteve të para të efektivit të policisë në drejtorinë e Tiranës u është marrë edhe tamponi për të verifikuar nëse janë ose jo mbartës së virusit COVID-19.
Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raporton se gjatë ditës së djeshme për arsye sigurie u janë nënshtruar dezinfektimit ambientet e Drejtorisë së policisë Tiranë dhe asaj të përgjithshme.