Do të jenë padyshim një nga çiftet më simpatik të ekranit shqiptar. Në platformën Tring duke filluar nga mbrëmja e sotme Champion League do të sillet nga ora 20:00 deri në orën 23:30 në. Ky sezon do të sjellë risi të mëdha në studion e madhe të Champion League, ndryshe nga çjemi mësuar ta shohim në sezonet e shkuara. Në fakt nuk është më surprizë ,që Eva Murati i bashkohet Andi Nuraj në prezantim. Moderatorja simpatike duket se ka lënë pas “Vip Zone” për të shkelur tashmë në një terren të pa prekur më parë. Të gjithë jemi kurioz ta shohim Evën në këtë eksperiencë.
Andi Nuraj premton spektakël në këtë sezon: “Ndryshe nga vitet e tjera këtë herë vijmë me një skenografi të re. Një studio e niveleve të larta të teknologjisë. Kjo do të na bëjë të ndihemi akoma dhe më shumë komod. Sigurisht që përveç ndeshjeve dhe komenteve të tyre do të jetë, ashtu sikurse çdo sezon, dhe paneli i analistëve të futbollit. Në fakt do të vijë me ndryshime këtë herë pasi figura të reja i bashkangjiten panelit të specialistëve, por nuk do të zbuloj më tepër. Gjithçka mbetet për tu parë sot në mbrëmje në Tring dhe gjithashtu në 22:50 do të jemi live në Vizion Plus për komentet në pushimet e pjesëve. Ndërkohë çdo të mërkurë do të jemi nga ora 20:30 e deri në 23:00 në ekranin e Vizion Plus dhe sigurisht Tring. Ne garantojmë një super sezon këtë vit në Champion League”.
Janë momentet e fundit kur stafi është duke realizuar dhe provat përfundimtare drejt premierës së sotme, të këtij sezoni. Ne sigurisht ju urojmë suksese.