Tashmë prej disa javësh ne në IMA po ju njohim me filmat që KinoKlub përzgjedh për të shfaqur në kinemanë verore e instaluar të enjteve mbrëma në Parkun Rinia në Tiranë.
Të gjithë këtë javë do të kenë mundësinë të ndjekin përsëri një film nga kinemaja franceze një nga filmat kult të Truffaut dhe të Nouvelle Vague i titulluar “Jules dhe Jim”.
Filmi tregon historine e dy shokëve Jules (Oskar Werner) dhe Jim (Henri Serre), te dy te dashuruar me vajzen kapriçoze Catherine te luajtur nga Jeanne Moreau. A do arrijnë ata të bëjnë për vete vajzën që dashurojnë?
Le t’a zbulojmë të enjten ora 21:00 aty ku KinoKlub dhe IMA ju mirëpresin të gjithëve!