Aktori Edon Shileku ka befasuar shtëpinë e Big Brother VIP Kosova me pjesëmarrjen e tij. Ai u shfaq si një “drag queen”, dhe në fakt personazhi që ai do të përfaqësojë herë pas here ne shtëpi do të jetë “Victoria Owns”.
Aktori do të shfaqet me dy personalitete të ndryshme dhe në fakt pritet që të bëjë bujë të jashtëzakonshme.
Në faqen e “BBV Kosova” në Instagram, aktori prezantohet kështu: “Banori i 7-të do të ju befasojë me karakteret e tij brenda një personi të vetëm- herë si Edon Shileku e herë si Victoria Owns”
Edon Shileku është me profesion aktor dhe theksoi se i pëlqen shumë grimi dhe veshjet plot ngjyra.
Opinionisti Olti Curri theksoi ndër të tjera se është shumë bukur kur brenda shtëpisë së BBV futen personazhe të tillë si Edoni, të cilin e krahasoi edhe me aktorin e njohur Alex Seitaj, konkretisht duke kujtuar personazhin e krijuar nga ai si “Vezirja”.
Sipas Oltit, nuk ka të bëjë aspak seksualiteti në këtë reality- show, por personaliteti dhe ajo që dikush i ofron publikut.
Kujtojmë se më herët personazhe të tjerë VIP iu bashkuan shtëpisë se Big Brother VIP Kosova si: Getinjo, Ana Kabashi, Andi Artani, Shota Baraliu, Vivien Thano etj.