Pas “2 gisht mjaltë”, Ermal Mamaqi ka mbaruar xhirimet e filmit të tij të dytë “I love Tropoja”. Pak ditë më parë u zbulua se premiera e këtij filmi do të jetë në 29 Janar. Për të festuar finalizimin e xhirimeve me sukses, Mamaqi ka bërë bashkë kastin e aktorëve në një darkë speciale.
Ai ka ndarë disa foto, ku të gjithë duken duke u argëtuar në shoqërinë e njëri-tjetrit. Nga atmosfera e krijuar dhe energjia mes aktorëve, duket se çdo gjë ka shkuar më së miri dhe me siguri na pret një film mjaft i bukur./revistawho.com
Visualizza questo post su Instagram