Programi “Dilema Deal or no Deal” në Top Channel, nën moderimin e Eno Popit, do ta nisë vitin 2019 me një dhuratë tepër bujare: një makinë CITROËN C3.
Që nga data 9 dhjetor 2018, të gjithë ata që kanë dërguar mesazhe dhe që kanë arritur ta gjejnë saktë shumën e lekëve që ka pasur valixhja e konkurrentit, do të behen pjesë e një shorteu transparent.
Pjesë e shortit mund të bëhen të gjithë nga shtëpia, brenda dhe jashtë Shqipërisë, thjesht duke dërguar gjatë programit mesazhe në 56666, deri të dielën e parë të janarit.
Makina, me kilometrazh zero, pret fituesin që do të shpallet mes numrave fitues, në 6 janar, live, në ekranin e Top Channel, në “Dilema Deal or no Deal”.