Ajo që pritej ndodhi! Për herë të parë në televizionin shqiptar, një martesë live në një spektakël televiziv, siç është ai i Big Brother Albania.
Çifti Fotinia dhe Daniel, të cilën nisën dashurinë e tyre në brenda shtëpisë së Big Brother, me propozimin e këtij të fundit ata pranuan njëri-tjetrin në një martesë. Gjatë javës, në dhomën e rrëfimit të dy kishin shprehur dëshirën për të çuar në një tjetër nivel lidhjen e tyre; martesën.
Edhe pse e gjithë familja po ashtu edhe ish-banorët e tjerë të BB, e gjykuan si tepër të nxituar martesën, Fotinia dhe Danieli vendosën që të merrnin hapin e madh duke ndjekur zemrën e tyre dhe duke thyer çdo rezistencë të jashtme.
Në ambientet e jashtme të shtëpisë ata vendosën të bënin ceremoninë e celebrimit nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Një paketë turistike për Muajin e Mjaltit, çiftit iu dhurua nga Big Brother./imalbania.com/