Zgjati vetëm një javë mungesa e elementit të vajzës joshëse në programin Xing me Ermalin që nga largimi i Rashel Kolanecit. Ermal Mamaqi ka zbuluar cila do të jetë vajza që do e zëvendësojë dhe nuk është Egi Vreto, që u komentua në media.
Kejvina Kthella, modelja shqiptare që jeton në Milano ku ka marrë pjesë edhe në javën e modës, do të lërë Italinë për programin e Mamaqit.
Do të ketë një ndryshim të madh sicc është kalimi nga brune në bionde, por linjat trupore janë pak a shumë ato.
Sytë katër për Kejvinën tani.