Asteroidi 2020VA1 do të kalojë afër Tokës javën e ardhshme, duke mos paraqitur asnjë kërcënim për planetin, thanë burime të Observatorit “Purple Mountain” të Akademisë Kineze të Shkencave.
Asteroidi u pa për herë të parë më 6 nëntor. Stacionet e vëzhgimit në Kroaci, Republikën Çeke, Itali dhe Britaninë e Madhe kanë përcaktuar orbitën e tij, bën të ditur “Xinhua”.
Distanca më e afërt e asteroidit 2020 VA1 nga dielli do të jetë rreth 145 milionë km. Sipas vëzhguesit, ai pritet t’i kalojë afër Tokës më 20 nëntor, rreth orës 08:00, me orën e Pekinit.
Zhao Haibin, një astronom i observatorit, tha se asteroidi pritet të afrohet në një distancë prej 4.48 milionë km nga sipërfaqja e Tokës.
“Duke pasur parasysh distancën e madhe, asteroidi nuk do të përbëjë asnjë kërcënim për Tokën”, -tha Zhao.