Tashmë dalë ngadalë po afrohen edhe netët finale të festivalit të Këngës Magjike 2015, një nga eventet muzikore më të rëndësishme të vitit. Ku sidomos javët e fundit ka bërë mjaft bujë për shkak të këngëve që konkurojnë në të si ajo e Albërie Hadërgjonaj dhe Flori Mumajesit apo edhe Stresit dhe divës Aurela Gaçe e cila sot lançoi këngën e saj në kanalin zyrtar në Youtube, ku aktualisht është pëlqyer shumë nga publiku.
Të gjithë, ashtu si çdo vit, jemi kurioz për prezantuesit e këtij edicioni të Këngës Magjike, dhe producenti dhe njëkohësisht moderatori i këtij eventi Ardit Gjebrea nëpërmjet faqes së tij në Instagram na ka zbuluar edhe prezantuesen që do të qëndrojë krahë tij.
Almeda Abazi, një modele njëkohësisht moderatore dhe Ajo është bërë e famshme për fitimin e disa çmimeve në spektaklet e bukurisë si “Miss Globe 2008” apo edhe “Miss Universe 2008”
Gjithashtu Almeda ka konkuruar edhe në “Dancing With The Stars” por ajo ka qënë pjesë e cast-it të një seriali tjetër mjaft të famshëm siç është “Sulltani I Madhërishëm” ku ka luajtur rolin e Valerias.
Netët e Këngës Magjike 2015, do të mbahen në muajin Dhjetor ku do të jenë në një konkurencë mjaft të fortë edhe me Festivalin e Këngës i cili do të organizohet në datat 26,27,28 Dhjetor.
IMA/ J.Kasaj