Eduardo Verastegui është në kërkim për të qenë presidenti i ardhshëm i Meksikës.
49 vjeçari u regjistrua si kandidat i pavarur në zyrat e Institutit Kombëtar të Zgjedhjeve (INE).
Pas dorëzimit të dokumenteve të kërkuara, është çështje ditësh që INE të vendosë nëse ai i plotëson kërkesat dhe t’i lëshojë një certifikatë që konfirmon kandidaturën e tij.
Para se të përfshihej në politikë dhe kauza sociale, Verastegui pati një karrierë të dukshme në industrinë e argëtimit në Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.
Ndërsa së fundmi është bërë i njohur si producent, ai u shfaq gjithashtu në telenovela meksikane dhe produksione hollivudiane, madje duke ndarë ekranin me Sofia Vergara.
Plus, ai ishte balerin në videoklipin “Ain’t Your Mama” të Jennifer Lopez.
Para hyrjes së tij në politikë, i njëjti pati një karrierë të dukshme si këngëtar në vitet 1990 me grupin “Kairo”.
Eduardo lindi në Ciudad Mante, një qytet në Meksikën veriore. Ai e kishte pasion aktrimin që i vogël.
Si i ri u regjistrua në Qendrën e Edukimit Artistik, në Televisa. Ndërkohë që ishte aty, atij iu rekomandua të bashkohej me grupin e pop-it.
Me “Kairo”, ai publikoi albume si: “Signo del Tiempo” dhe “Gaudium”.
Marrë nga iconstyle.al