Rreth 17 mijë euro, kjo është shuma e mbledhur deri më tani nga News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Radio RASH për Kristi Mazen, një djalë 10 vjeçar i diagnostikuar me trompozë në mëlçi në një stad tepër të agravuar.
Kristit i nevojitet urgjent transplanti i pjesëshëm të heparit, ku kostoja e kësaj ndëhyrjeje kushton 150.000 Euro dhe mbi të gjitha nuk mund të bëhet në Shqipëri. Gjë e cila e ka vendosur në vështirësi familjen Maze.
Ndërkohë një fushatë tepër e madhe vazhdon ende të zhvillohet në këto media, ku nuk kanë munguar shumave të konsiderueshme të donacioneve nga persona të shumtë brenda dhe jashtë vendit
Për të gjithë ata që duan të kontribuojnë për transplantin e Kristit janë hapur këta numra llogarie:
Logaria në lek 00000629785
Llogaria në euro 00000629786
IMA Staff uron dhe shpreson një shërim sa më të shpejtë të Kristit! Të gjithë mund t’ia dalin me pak ndihmë!
IMA