‘Furious 7’ u bë një nga filmat e parë të Universal Pictures që arriti të grumbullojë 1 miliardë dollarë në “box office” vetëm në 17 ditët e para të shfaqjes, por në kulmin e tij të suksesit, Vin Diesel ka bërë publik lajmin se do të ketë një tjetër seri të ‘Fast and Furious’.
“Filmi i radhës është rrugës”, ka thënë aktori 47-vjeçar me krenari, i cili si datë të publikimit ka parashikuar 14 prillin 2017.
“Ne kemi nisur xhirimet për ‘Furious 8’. Përsa i përket datës së publikimit, që besoj se të gjithë jeni të interesuar, do të jetë më 14 prill 2017”, shtoi Vin Diesel.
“Ju betohem juve dhe vëllait tim atje lart se ne do të bëjmë filmin më të bukur që mund të keni parë ndonjëherë”, shpjegoi ai duke iu referuar aktorit Paul Ëalker, i cili u nda nga jeta në 30 nëntor 2013 si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Marre nga Top Channel