Ka nisur procesi i shembjes së një pallati të dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 në Kombinat dhe më pas ditën e hënë, 31 maj do të jenë pallatet e tjera 3 katëshe të cilat do të shemben.
Përsa i përket pallateve 3 katëshe ka një rezistencë nga banorët të cilët thonë se nuk do ta braktisin banesën e tyre, pasi thonë se nuk kanë marrë një dokument zyrtar se në cilën banesë do të shpërngulen.
Deri tani i është dhënë bonusi i qirasë, për të cilin thonë se nuk është i mjaftueshëm për ta dhe duhet që të shtojnë lekë nga xhepi i tyre në mënyrë që të gjejnë një banesë të përshtatshme.
Në këtë bllok pallatesh, ky është pallati i 6 që do të shembet nga bashkia e Tiranës pasi nga ekspertët është konstatuar i dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019 dhe duhet të shembet.