Edicioni i tretë i Big Brother VIP Kosova ka nisur të marrë formë, ndërsa përgatitjet janë në ecje të plotë. Spekulimet rreth pjesëmarrësve dhe opinionistëve janë të shumta dhe bëjnë pjesë të diskutimeve të zakonshme në media dhe rrjete sociale.
Një nga emrat që ka rënë në sy të spekulimeve është ai i ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Gazetari i njohur është parë së fundmi duke dalë nga objekti i produksionit, gjë që ka nxitur dyshime mbi përfshirjen e tij në këtë edicion. Zeka, i njohur për komentet e tij të drejtpërdrejta dhe karakterin e fortë, konsiderohet si një kandidat potencial për t’u bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
Ndërkohë, Lumbardh Salihu, fituesi i edicionit të dytë, ka lënë një gjurmë të thellë në historinë e këtij formati në Kosovë, duke shtuar pritshmëritë për spektaklin që pritet të ofrojë edicioni i ardhshëm.
Në këtë kohë kur ende po bëhen përgatitjet, fansat dhe ndjekësit e Big Brother VIP Kosova mbeten në pritje për më shumë detaje dhe zyrtarizime të reja rreth pjesëmarrësve dhe dinamikave të reja që do të sjellë ky edicion.